Seanca paraprake në GJKKO për Metën, vendoset sot nëse dosja kalon për gjykim, kthehet në SPAK apo…

Seanca paraprake në GJKKO për Metën, vendoset sot nëse dosja kalon për gjykim, kthehet në SPAK apo…

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00. SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.