Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Begaj në OKB: Kosova ka treguar me vepra se e meriton vendin në këtë organizatë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që përkon edhe me 70-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OKB, theksoi përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, paqes, barazisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh. “Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta. Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa nënvizoi rolin e Shqipërisë si promotor i stabilitetit në rajon. “17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është...