Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vangjeli: Me shkarkimin e Veliajt u gris kontrata e tij me votuesit e Tiranës
Shkarkimi i ish-kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës mbeten në qendër të debatit politik. Në emisionin “Trialog” në RTSH, analisti politik Lorenc Vangjeli e cilësoi këtë vendim si një “kontratë të grisur” mes Veliajt dhe votuesve të kryeqytetit. Sipas Vangjelit, situata ku Veliaj ka munguar në detyrë prej disa muajsh, ndonëse u ndalua pa shkak, tregon se shkarkimi i tij ka pasur arsye politike. Ai theksoi se ky veprim krijon një precedent të rrezikshëm, duke goditur garancitë për të zgjedhurit lokalë. “Me Veliajn u dha shembulli se të njëjtin fat mund të ketë edhe një kryebashkiak i minorancës,” tha Vangjeli, duke shtuar se ky vendim rrezikon të ripërsëritë skenarë ku akuza të formuluara nga individë të caktuar mund të dëmtojnë rëndë karrierën e...