Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafik droge e grup i strukturuar kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 12 vite burg Emiljan Bubën i akuzuar për veprat penale “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Elsa Ulliri dhe Erjon Çela. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Emiljan Burba do të qëndrojë pas hekurave vetëm 8 vite. Emiljan Burba, akuzohet për trafikimin e rreth gjysmë toni drogë hashash me kamion paletash druri industrial drejt Austrisë, rast i goditur nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe Antidroga në muajin shtator të vitit 2023. Detajet Gjithashtu ai njihet dhe si miku i Aldo Bares (drejtues i Bandës së Lushnjës, i burgosur)...