Koreja e Jugut: Pheniani ka 2,000 kg uranium të pasuruar, të rinisë bisedimet me SHBA për denuklearizimin!

Koreja e Jugut: Pheniani ka 2,000 kg uranium të pasuruar, të rinisë bisedimet me SHBA për denuklearizimin!

Koreja e Veriut zotëron deri në 2,000 kg uranium të pasuruar në masë të lartë, falë përpjekjeve të vendosura për të zgjeruar "drastikisht" kapacitetet e saj bërthamore në vitet e fundit. Ky është vlerësimi i bërë publik në një konferencë për shtyp nga Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Chung Dong-young, bazuar në të dhënat e disponueshme publikisht nga ekspertët, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap. "Një ndalesë është urgjente. Edhe në këtë moment, centrifugat e uraniumit në katër zona të Veriut po funksionojnë për të grumbulluar material bërthamor", shtoi Chung. Rifillimi i bisedimeve Veri-SHBA do të ishte një "pikë kthese", nga ngërçi në denuklearizimin e vendit të vetmuar. Më herët udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, pati deklaruar se Koreja e Veriut...