Samiti për klimën në OKB, Kina zotohet të ulë emetimet e gazrave serrë me 7-10% deri në vitin 2035

Samiti për klimën në OKB, Kina zotohet të ulë emetimet e gazrave serrë me 7-10% deri në vitin 2035

Presidenti i Kinës njoftoi sot angazhimet e reja të vendit të tij për klimën, duke u zotuar të ulë emetimet e gazrave serrë me 7-10% deri në vitin 2035 nga nivelet aktuale. “Kina do të ulë emetimet e saj neto në të gjithë ekonominë me 7-10%”, tha Xi Jinping në një fjalim me videokonferencë në samitin e OKB-së për klimën. “Tranzicioni i gjelbër dhe emetimet e ulëta të karbonit janë trendi i kohës sonë. Edhe pse disa vende po veprojnë kundër tij, bashkësia ndërkombëtare duhet të qëndrojë në rrugën e duhur”, tha presidenti kinez, raporton Reuters. Pekini nuk është zotuar kurrë më parë për një objektiv specifik, afatshkurtër apo afatmesëm. Kina ka vendosur një objektiv personal për t’u bërë neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2060...