Bankat morën pothuajse 74 mijë aplikime për kredi në 6 muaj, refuzuan 30% të tyre

Bankat morën pothuajse 74 mijë aplikime për kredi në 6 muaj, refuzuan 30% të tyre

Kërkesa e sektorit privat për kredi u rrit përsëri në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas Bankës së Shqipërisë, numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat u rrit me 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Numri i aplikimeve, megjithatë, ka qenë në rritje vetëm në rastin e segmentit të individëve (me 2.7%), por në rënie në dy segmentet e tjera (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me 14.3% dhe ndërmarrjet e mëdha, me 0.8%).Gjatë gjashtëmujorit të parë 2025, bankat raportuan se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 73,646 aplikime për kredi, nga të cilat 92% i përkasin segmentit të individëve. Pesha e kërkesës nga individët është rritur më tej nga niveli prej 91% i një viti më parë.Megjithëse kërkesa...