Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri
Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende...