Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë

Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të diplomuarve universitarë. Një i diplomuar fiton mesatarisht vetëm 4,348 euro në vit, gati sa gjysma e nivelit të Serbisë.Nga ana tjetër diferenca e të ardhurave sipas nivelit të arsimit është ndër më të lartat në Europë. Një person me diplomë universitare në Shqipëri fiton mesatarisht mbi dyfishin e atij me arsim të ulët (+108%) dhe 54% më shumë se një individ me arsim të mesëm.EuropëNë BE, personat me arsim të lartë fitojnë mesatarisht 38% më shumë se ata me nivel të mesëm arsimimi dhe 68% më shumë se ata me nivel të ulët arsimimi. Këto shifra ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Europën, me variacione rajonale.Marrja e vetëm një viti shtesë arsimimi...