VIDEO/ Roma fiton në Francë, Arbër Hoxha dhuron asist në Europa League, barazon Betis

VIDEO/ Roma fiton në Francë, Arbër Hoxha dhuron asist në Europa League, barazon Betis

Ndeshjet e Europa League dhuruan emocione të mëdha. Roma triumfon 1-2 ndaj Nices, në ndeshjen e luajtur në Francë. Golat e Ndicka dhe Mancini i dhuruan fitoren italianëve, ndërsa goli i Moffit në krahun tjetër, shërbeu vetëm për statistikë. Spikat barazimi 2-2 i Betis ndaj Nottingham, ndërsa Braga-Feyenoord përfundoi 1-0. Arbër Hoxha ishte protagonist me asist te Dinamo Zagrebit, në suksesin 3-1 ndaj Fenerbahces. Freiburg kaloi 2-1 Basel, Malmo-Ludogorets u mbyll 1-2 dhe Crvena Zvezda-Celtic përfundoi 1-1. © BalkanWeb