Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Akuza për krime lufte në Gaza/ Kërkohet arrestimi i kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan
Yoel Kaplan TIRANË- Shqipërisë i është është kërkuar të arrestojnë dhe gjykojnë rabinin kryesor të vendit, Yoel Kaplan, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si pjesë e “gjenocidit të Izraelit në Gaza”, raporton Middle East Eye. Kaplan, i cili jeton mes Izraelit, Shqipërisë dhe Selanikut në Greqi, është fotografuar dhe filmuar në Gaza me batalionin e 55-të të divizionit të 98-të të ushtrisë izraelite, i angazhuar në operacione ushtarake në Khan Younis nga dhjetori 2023 deri në gusht 2024. Qendra Ndërkombëtare e Drejtësisë për Palestinezët (ICJP), një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare në policinë shqiptare për arrestimin e një anëtari të ushtrisë izraelite të dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte. “Kemi...