Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kush është Tren de Aragua? Banda mafioze nga Venezuela ka hyrë në SHBA
Zyrtarët amerikanë besojnë se banda më famëkeqe e Venezuelës është themeluar tani në Shtetet e Bashkuara dhe dyshohet se drejton një rrjet shumështetëror trafikimi njerëzor, duke sulmuar oficerët e policisë dhe duke shitur drogë. Gazetari i CNN, Rafael Romo, na tregon se si banda Trende Aragua hyri në vend dhe si po përpiqen forcat e rendit t’i kundërvihen kërcënimit. Gjatë disa viteve të fundit, ata kanë terrorizuar shumë vende të Amerikës së Jugut. Policia në rajon thotë se një bandë venezueliane e njohur si Tren de Aragua ka viktimizuar mijëra njerëz përmes zhvatjes, trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, rrëmbimit dhe vrasjes, shkruan A2 CNN. “Është organizata kriminale më shkatërruese që vepron sot në Amerikën Latine, një sfidë e vërtetë për rajonin”, thotë Oscar Naranjo, ish-komandant i policisë në Kolumbi. Dhe tani forcat e rendit të SHBA-së, duke...