“A ju duket normale që ende s’ka ujë të pijshëm?” Petro Koçi: Ka nisur një strategji…

“A ju duket normale që ende s’ka ujë të pijshëm?” Petro Koçi: Ka nisur një strategji…

Kryeministri Edi Rama përmendi këtë të mërkurë në mbledhjen që zhvilloi me deputetët e Tiranës dhe ministrat edhe furnizimin me 24 orë ujë.  Për këtë gazetari Andrea Danglli pyeti ish-deputetin e PS-së Petro Koçi nëse i duket normale që kjo temë të vijojë të diskutohet ende. Ai tha se kjo ka qenë gjithmonë një çështje vendore, ndërsa tashmë ka ndryshuar situata me një strategji të re.  “Çështja e furnizimit me ujë ka qenë gjithmonë një çështje vendore. Gjithmonë kanë qenë bashkitë përgjegjëse për furnizimin me ujë të qyteteve, fshatrave. Ka pak kohë që ky realitet ka ndryshuar. Ka filluar një strategji përqendrimi për të marrë përsipër gjithë këtë angazhim, që patjetër vlen të kritikohet, në kuptimin që është dëgjuar shpeshherë, por nuk është se ka qenë një angazhim vetëm i Edi Ramës...