“U përhap si rrjeta e merimangës në gjithë Divjakën”, rrëfehet viktima e skemave zhvatëse

“U përhap si rrjeta e merimangës në gjithë Divjakën”, rrëfehet viktima e skemave zhvatëse

Inside Story ka udhëtuar në këto zona para aksioneve të konkretizuara me arrestime nga Policia, duke tentuar të investigojë dhe të flasë me persona që ishin vetë pjesë e skemave të ndryshme. Në Divjakë, një pjesë shumë e madhe e qytetit, por edhe stafi i Bashkisë ishin e përfshirë në një skemë e tillë. ‘Divjakë ishte e përhapur, te 70% ka qenë funksional. Nuk është joshje, thoshte njëri që do të futesh me 1 milion lekë, ke kaq %. Nisje lojën me 8 a 10 mijë lekë. Më pas duhej të bëje 5 persona të tjerë të më rritej % e lekut dhe fitimit. Kjo shkonte si puna e merimangës. Ai tjetri duhej të shinte sërish që t’i rritej % e fitimit dhe kështu zëre...