Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tragjedi në Larisa, shqiptari humb jetën pasi bie mbi sharrën elektrike
Greqi- Një shqiptar, 50 vjeç, ka humbur jetën ditën e sotme në Larisa ndërsa po kryente punë me një sharrë elektrike. Sipas mediave greke, rreth orës 17:30, shqiptari u ngjit në një pemë për të bërë disa punë. Por në rrethana të paqarta, ai humbi kontrollin dhe u rrëzua mbi sharrën që mbante në dorë. Sharra i këputi këmbën dhe i dëmtoi nervin femoral, duke shkaktuar hemorragji. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, nuk ia doli./vizionplus.tv