Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump paraqet planin 21-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Gaza, udhëheqësit arabë thonë “po”, çfarë kushtesh vendosin ata
Donald Trump u paraqiti dje në Nju Jork udhëheqësve arabë dhe myslimanë “planin e tij me 21 pika” për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të qeverisur rajonin pas Hamasit. Sipas burimeve të Axios, Trump theksoi se lufta duhet të përfundojë menjëherë, pasi “çdo ditë që vazhdon, Izraeli bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht”. “Ne jemi optimistë, dhe do të thoja të sigurt, se në ditët në vijim do të kemi njëfarë progresi”, tha i dërguari special i presidentit amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Parimet kryesore të “planit me 21 pika” Parimet qendrore të propozimit të Trump përfshijnë: – Lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura. – Armëpushim i përhershëm. – Tërheqje graduale e Izraelit nga i gjithë Rripi i Gazës. – Plan pas luftës me një mekanizëm qeverisjeje në Gaza...