E paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë, Trump heq portretin e Bidenit dhe vendos një stilograf në vend të tij

E paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë, Trump heq portretin e Bidenit dhe vendos një stilograf në vend të tij

Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë një hap të paprecedentë duke hequr portretin e Joe Biden që varej në një korridor pranë atij të ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Në vend të fotos së ish-presidentit Biden, u shfaq fotoja e një stilografi! Simbolika e stilolagrafit nuk është rastësore. Presidenti Donald Trump e kishte ngritur për herë të parë këtë temë muajt e fundit të mandatit të Biden, duke vënë në dyshim faktin nëse nënshkrimet e presidentit në dekretet dhe ligjet ishin vërtet të tijat, pasi sipas Trump ishin “identike dhe të përsëritura”. Trump kishte ironizuar se “nënshkrimet nuk i vendos më Biden, por një stilolaps automatik”, duke nënkuptuar se presidenti nuk kishte më kapacitetin mendor për të ushtruar detyrat. Nëse kjo do të ishte e vërtetë,...