Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Inside Story/ Drama e piramidave online, viktima: U mashtrova, përfshiva vëllanë dhe shokët
Policia e Fierit arrestoi 6 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, 2 prej të cilëve u liruan nga Gjykata. Ata konsiderohen menaxherët e terrenit që tërhiqnin njerëzit në formë rrjete. Pra, arkitektët e skemës nuk dihet se ku janë. Inside Story kishte nisur investigimin e kësaj skeme mashtrimi përpara aksionit të Policisë pas sinjalizimeve nga burime të ndryshme. Ekipi ynë i xhirimit kishte udhëtuar në Divjakë, Gramsh dhe Lushnje duke biseduar me disa prej personave që ishin bërë pjesë e skemës. “Ekonomia dhe mashtrojnë njerëzit e dobët. Po hajde këtu, hajde atje. Po para varet, varet, çmime të ndryshme. Po fillon me 20 mijë lekë dhe lart. Mjerë atij që i bie. Nuk i tërheq dot, po çfarë argumentash të thonë? Mirupafshim dhe shëndet!”,...