Aksident i rëndë në aksin Peshkëpi–Kotë, dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Peshkëpi–Kotë, dy të plagosur

Një makinë ka dalë  nga rruga përgjatë aksit Peshkëpi–Kotë, me pasojë dy të plagosur.  Aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kur një automjet tip Volkswagen, me targa AB541TT, doli nga rruga dhe përfundoi duke goditur një shtyllë të tensionit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Sipas të dhënave paraprake, në mjet udhëtonin dy shtetas, të cilët u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel