Sekreti i fundit i Kleopatrës: Zbulohet një port në Egjipt që mund të çojë në varrin e saj

Sekreti i fundit i Kleopatrës: Zbulohet një port në Egjipt që mund të çojë në varrin e saj

Shumë arkeologë besojnë se Kleopatra, faraonia dhe sundimtarja e fundit e dinastisë Ptolemaike, është varrosur pranë pallatit mbretëror në Aleksandri. Por arkeologia Kathleen Martinez, e cila prej dy dekadash kërkon varrin e mbretëreshës për National Geographic, mendon se çelësi i misterit ndodhet në Taposiris Magna – një tempull rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit. Së fundmi, ekipi i saj ka zbuluar një port të fundosur në Detin Mesdhe, që mund të ketë qenë aktiv në kohën e Kleopatrës. Zbulimi, i njoftuar nga Ministria Egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve, tregon se Taposiris Magna ishte jo vetëm një qendër fetare, por edhe një pikë e rëndësishme tregtare dhe detare. Martinez beson se Kleopatra dhe Mark Antoni mund të jenë varrosur aty, pranë tempullit të perëndeshës Isis,...