Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryeministrja daneze i kërkon falje banorëve të Groenlandës për kontracepsionin e detyruar
Kryeministrja Daneze kërkon falje për kontracepsionin e detyruar ndaj grave në Groenlandë. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka kërkuar falje publike për një nga kapitujt më të errët të historisë daneze në lidhje me Groenlandën – programin e kontracepsionit të detyruar që ka prekur mijëra gra dhe vajza adoleshente, shpeshherë pa pëlqimin e tyre. Shumë nga viktimat, të veshura me të zeza, shpërthyen në lot gjatë ceremonisë së mbajtur në Qendrën Kulturore Nuuk, ndërsa dëgjonin në heshtje kryeministren daneze. “Sot, mund t’ju them vetëm një gjë: Më vjen keq për padrejtësinë që pësuat sepse ishit grenlandezë. Më vjen keq për atë që ju mor dhe për dhimbjen që ju shkaktoi, në emër të Danimarkës. Më vjen keq”, tha Frederiksen. Një nga viktimat, 66-vjeçarja Kirstine Bertelsen,...