Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Gjendet i pajetë një person brenda banesës, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. Sipas informacioneve, viktima është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12. Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Zbulohet identiteti i viktimës dhe ai është Valbon Beqiraj, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin/ët.