Sëmundja e Huntingtonit shërohet me sukses për herë të parë

Sëmundja e Huntingtonit shërohet me sukses për herë të parë

Qendra për Sëmundjen e Huntingtonit në University College London ka njoftuar se për herë të parë sëmundja është trajtuar me sukses. Sipas të dhënave të ekipi të hulumtimit, përparimi i sëmundjes u ngadalësua me 75% tek pacientët, duke zgjatur kështu periudhën e pritshme të “rënies” klinike nga një vit në katër vite. Profesoresha Sarah Abrizi, drejtoreshë e Qendrës, theksoi se ky trajtim i ri, një terapi gjenetike e administruar gjatë një ndërhyrjeje delikate në tru, mund të sigurojë pacientëve dekada të tëra me cilësi të mirë jetese. Simptomat e sëmundjes së Huntingtonit zakonisht shfaqen në të 30-at ose 40-at dhe janë fatale brenda dy dekadave, por trajtimi i hershëm tani mund të parandalojë shfaqjen e tyre. “Rezultatet janë spektakolare. As në ëndrrat tona më të...