Destinacionet që pranojnë kafshë shtëpiake, zgjedhja e parë e pronarëve të qenve për pushime

Destinacionet që pranojnë kafshë shtëpiake, zgjedhja e parë e pronarëve të qenve për pushime

Pothuajse 29% e pronarëve të qenve në Mbretërinë e Bashkuar zgjedhin destinacionin e tyre të pushimeve bazuar në miqësinë e vendeve për kafshët shtëpiake, sipas një ankete të re të porositur nga Booking.com. Rreth 46% e të anketuarve thanë se ndihen të shqetësuar nëse e lënë qenin në shtëpi, tek një mik ose në një hotel që pranon kafshë gjatë pushimeve. Pronarët treguan shqetësim jo vetëm për zakonet e të ushqyerit të kafshëve të tyre, por edhe për ndjenjat e braktisjes apo stresit që mund të përjetojë kafsha. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 38% e pronarëve janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 1,000 paund për një fundjavë të gjatë jashtë vendit, nëse mund ta marrin qenin me vete. Dy të tretat e të anketuarve mbështesin lejimin...