Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkelje të shumta në tendera/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, reagon publikisht Erion Isai
Kjo e mërkurë për kryebashkiakun socialist të Kolonjës, Erion Isai, ka qenë një ditë aspak e zakontë, kur përpos ditëlindjes së vogëlushes së tij E’dua, u mor i pandehur zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por, mesa duket ky lajm i fundit nuk e ka shqetësuar aspak kryebashkiakun i cili vetëm pak minuta pasi lajmi për marrjen e tij si i pandehur “mori dhenë”, ai ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku shihet krah vajzës së tij që sot feston 5 vjetorin. “Vajza e ditëlindjes”, shkruan Isai teksa shihet i buzëqeshur.Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme dhe akuzohet për shkelje të shumta në kryerjen e tenderave dhe ankandeve publike,...