Norvegjia: Rusia ka shkelur hapësirën tonë ajrore tre herë këtë vit

Norvegjia: Rusia ka shkelur hapësirën tonë ajrore tre herë këtë vit

Rusia dhe shkeljet e vazhdueshme të hapësirës ajrore të NATO-s kanë qenë në fokus të punimeve të takimit të OKB-së në Nju Jork.  Sipas mediave të huaja, Presidenti Donald Trump tha mbrëmë se vendet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë që hyjnë në vend, gjë që shkaktoi një reagim të përzier në vendet evropiane.  Një vend tjetër që përballet me provokimet ruse është Norvegjia. Qeveria e saj tha të martën se Rusia shkeli hapësirën ajrore norvegjeze tre herë në vitin 2025, por shtoi se nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse kjo ishte e qëllimshme apo për shkak të gabimeve të navigimit.  Incidentet, të cilat zgjatën midis një dhe katër minutave, ishin shkeljet e para të tilla nga Rusia në më shumë se një dekadë.  Dy nga...