Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Edlira Çepani kandidate e PD për Tiranën? Qafoku zbulon përplasjet brenda opozitës
Gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës për gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin Off the record të Andrea Dangllit, ai tha se opozita po merret me çështje dytësore dhe po harxhon energji në vend që të paraqesë një alternativë të fortë përballë Partisë Socialiste. “Opozita po rrotullohet rreth diçkaje që nuk e nxjerr te qëllimi final, që është një alternativë e fortë. Shihni sa para është Partia Socialiste. Kur PS nis një aksion politik, PD merret akoma me Diellën. Rama e përdori Diellën si karrem, jo vetëm që i shërbeu për qeverinë, por e futi edhe opozitën në këtë vorbull”, tha Qafoku. Ai zbuloi se në diskutim është hedhur edhe emri i Edlira Çepanit, një figurë e shoqërisë civile, si kandidate e mundshme për Tiranën. Por, sipas tij, në radhët e...