Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Akuzat për shkeljet e hapësirës ajrore, Rusia i përgjigjet NATO-s: Histeri e ekzagjeruar ndaj pilotëve tanë
Rusia i cilëson si “histeri” pretendimet e NATO-s për shkelje të hapësirës ajrore të aleancës. Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët duhet të rrëzojnë avionë rusë, nëse ata shkelin hapësirën ajrore të tyre. Shtetet e NATO-s kanë thënë se disa avionë luftarakë dhe dronë rusë kanë shkelur hapësirat ajrore të shteteve evropiane gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po teston kufijtë e aleancës ushtarake perëndimore. “Ne po dëgjojmë një histeri të ekzagjeruar lidhur me pilotët tanë ushtarakë që gjoja po shkelin disa rregulla dhe po shkelin hapësirën ajrore të ndonjë shteti”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se këto pretendime ishin “të pabaza”. Avionët e NATO-s kanë detektuar tre avionë luftarakë rusë javën...