Mungon vetëm zyrtarizimi, Messi drejt rinovimit me Inter Miamin

Mungon vetëm zyrtarizimi, Messi drejt rinovimit me Inter Miamin

Mungon zyrtarizimi, por duket punë e kryer. Lionel Messi po përgatitet të zgjasë kontratën e tij me Inter Miami edhe për një vit tjetër. Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, marrëveshja duhet të finalizohet në ditët në vijim. Historia e “La Pulce”, e cila filloi në verën e vitit 2023, me gjasa të mëdha do të vazhdojë. 32-vjeçari ka shënuar 22 gola në 22 ndeshje, ndërsa ka dhuruar edhe 13 asiste. © BalkanWeb