Real Madrid me një propozim shumë joshës për Vitinha-n, PSG duhet të mendohet mirë tani

Real Madrid me një propozim shumë joshës për Vitinha-n, PSG duhet të mendohet mirë tani

24 Shtator 2025 19:45 Telesport Real Madrid ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme. Objektivi kryesor i madrilenëve është transferimi i një mesfushori “big” dhe dëshira e të gjithëve është Vitinha. Portugezi i renditur së fundmi i treti në garën për “Topin e Artë” po shkëlqen te PSG dhe momentalisht është në kulmin e karrierës. Xabi Alonso e pëlqen shumë Vitinha-n dhe e sheh atë si njeriun e duhur për t’i besuar rolin kryesor në mesfushë. Për të bindur PSG-në, Real Madrid po mendon një propozim vërtet joshës. “Defensa Central” raporton se propozimi i madrilenëve përfshin kartonin e Rodrygo-s, i cili pëlqehet shumë nga Luis Enrique dhe 50 milionë euro. Duke ditur që Rodrygo blen rreth 100 milionë euro, në...