Sherri në aeroportin e Rinasit, policia: 18 familjarë që udhëtonin me çarter, donin të kalonin të gjithë bashkë në ‘check in’

Sherri në aeroportin e Rinasit, policia: 18 familjarë që udhëtonin me çarter, donin të kalonin të gjithë bashkë në ‘check in’

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon e sherrit masiv të ndodhur në aeroportin e Rinasit. Sipas zyrtarëve të policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 6 shtatorit. Gjatë imbarkimit të pasagjerëve që udhëtonin me çarter në Antalia, disa prej tyre kanë debatuar me punonjësit e check in për çështje radhe, pasi kërkonin të kalonin bashkërisht dhe pa radhë, për shkak të fëmijëve të vegjël që kishin. Nga stafi i aeroportit është kërkuar ndihma e policisë dhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, konflikti është mbyllur. “Kryefamiljari, shtetasi A. M., dhe djemtë e tij, që po udhëtonin familjarisht (rreth 18 shtetas, familjarë bashkë me fëmijë të mitur) për pushime në Antalia, Turqi, u kanë kërkuar falje...