“Lirimit të hapësirave do t’i shkojmë deri në fund”/ Rama: Qytetarët e Tiranës duan shkolla e transport dinjitoz

“Lirimit të hapësirave do t’i shkojmë deri në fund”/ Rama: Qytetarët e Tiranës duan shkolla e transport dinjitoz

Në mbledhjen me deputetët e Tiranës, kryeministri Edi Rama listoi një sërë problematikash që ka kryeqyteti që sipas tij duhet të adresohen sa më shpejt.  Kreu i qeverisë deklaroi se qytetarët duan shkolla, çerdhe e transport dinjitoz teksa përsëriti angazhimin që aksionit për lirimin e hapësirave publike do t’i shkohet deri në fund.  “Duhet të shkojmë deri në fund me lirimin e hapësirave publike. Kanë qenë më shumë seç e kishim menduar. Hapësirat e liruara duhet të kthehen në ambiente cilësore dhe nuk mund t’i lejmë me karrige të vendosura si ushtarë.  Kërkesa për kopshte e çerdhe është rritur më shumë se oferta dhe është e mundur të përcaktojmë disa kritere për ata që do të ndërtojë në Tiranë. Duhet të përgatisim terrenet për shkollat dhe kopshtet...