Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Rama: Do të ndërhyjmë në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë Tiranë

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur nga selia rozë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës. Rama theksoi se do të ndërmerret një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, duke sqaruar se ka marrë jetë dhe është drejt krijimi një operator kombëtar që do të funksionojë siç tha ai si operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike. “Një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë, ka nisur të marrë jetë duke u konceptuar si drejt krijimit të një operatori kombëtar që do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike. Qeveria do t’ju bashkohet Bashkive. Bashkitë do të jenë aksionere, por do të udhëheqë duke marrë të gjitha përgjegjësitë...