Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Operator për trajtimin e mbetjeve”, Rama: Mungesa e çerdheve dhe kopshteve publike shqetësim që duhet adresuar
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës, adresoi disa nga problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët, duke theksuar se trajtimi i mbetjeve, krijimi i hapësirave publike, shtimi i çerdheve e kopshteve si dhe përmirësimi i transportit urban janë prioritete të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Ai njoftoi nisjen e procesit për krijimin e një operatori kombëtar për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa bashkitë do të vijojnë të mbeten përgjegjëse për mbledhjen e tyre. Duke folur për Tiranën, Rama theksoi se hapësirat e çliruara nga ndërtimet duhet të kthehen në ambiente publike të dobishme për qytetarët dhe se kërkesa për çerdhe e kopshte po rritet më shpejt se oferta, ndaj ndërtuesit do të angazhohen të kontribuojnë në këtë drejtim. Një...