“Duam paqe, por Putin refuzon”/ Presidenti Zelensky në OKB: Nuk jemi vetëm ne, Europa duhet ta shpëtojë edhe Moldavinë nga ndikimi rus

“Duam paqe, por Putin refuzon”/ Presidenti Zelensky në OKB: Nuk jemi vetëm ne, Europa duhet ta shpëtojë edhe Moldavinë nga ndikimi rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për rritje të mbështetjes ndërkombëtare për vendin e tij, ndërsa paralajmëroi për pasojat e neglizhencës ndaj agresionit rus në rajon. “Po, ne duam paqe. Por nëse një shtet dëshiron paqe, duhet të vazhdojë të investojë në armë  sepse armët vendosin kush mbijeton,” deklaroi Zelensky. Ai theksoi se, edhe në mes të luftës, populli ukrainas mbetet paqedashës, por se pa ndihmë ndërkombëtare, siguria e vendit të tij është e pamundur. Nuk ka armëpushim sepse “Rusia refuzon”, thotë ai, duke shtuar se ata rrëmbejnë “mijëra” fëmijë ukrainas. Gjithashtu shtoi se pengesa për një armëpushim buron vetëm nga Moska. Zelensky paralajmëroi gjithashtu se anëtarësia në...