“Opozita sot fryn gjoksin me sebepin e një letre anonime”, Rama për shkarkimin e Veliajt: Një kryetar i lidhur këmbë e duar, duhet të ecim para për kryeqytetin

“Opozita sot fryn gjoksin me sebepin e një letre anonime”, Rama për shkarkimin e Veliajt: Një kryetar i lidhur këmbë e duar, duhet të ecim para për kryeqytetin

Pas miratimit dje nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, Rama ka mbajtur sot mbledhje në selinë rozë me ministrat dhe deputetët socialistë, kur tha se tashmë duhet t’i hapet rruga dhe të vijojë puna për kryeqytetin. “Pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të padetyrueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë, të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqyteti. Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata që u ka rënë diella në kokë,...