Të shtëna me armë në një qendër migrantësh në SHBA, një I vrarë dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër migrantësh në SHBA, një I vrarë dhe dy të plagosur

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një qendër të ndalimit të migrantëve të Agjencisë amerikane për Imigrim dhe Dogana (ICE) në qytetin e Dallasit, thanë zyrtarët. Sulmuesi i dyshuar, që hapi zjarr në ndërtesën e ICE nga një ndërtesë ngjitur, ka vdekur, tha Policia në Dallas përmes një postimi në X. Sekretarja për Punë të Brendshme, Kristi Noem, tha se sulmuesi vdiq pasi qëlloi veten me armë zjarri. “Përderisa ne ende nuk i dimë motivet, ne dimë që zyrtarët e ICE po përballet me dhunë të paprecedentë ndaj tyre”, shkroi Noem në X. “Kjo dhunë duhet të ndalet”. Televizioni lokal, Fox4 tha se tre personat që u qëlluan ishin persona të ndaluar nga ICE. Ky televizion raportoi...