Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Skemat piramidale online, Braçe publikon VIDEON: Ja si ju merrnin paratë qytetarëve nga llogaria bankare
Deputeti Erion Braçe vazhdon të dënoncojë me të njëjtën force skemat piramidale online në vendin tonë. Ditën e sotme, në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video që tregon se si vidheshin qytetarët që besonin te shumëfishimi i parave të derdhura në këto skema piramidale online. Kjo është videoja më domethënëse-provë Për piramidat online: Kështu ju merrnin lekët nga llogaria bankare në Binance dhe nga Binance në Xuex! Shiheni videon, njëra nga të dyja është Joana; personi KYC që ka drejtuar trajnime me agjentët që rekrutonin njerëz e grumbullonin paratë për piramidën”, – shkruan Braçe, bashkëngjitur videos.