Shkarkimi i Veliajt qe i detyrueshëm! Rama mbledh ministra e deputet të PS: Qytetarët s’mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur

Shkarkimi i Veliajt qe i detyrueshëm! Rama mbledh ministra e deputet të PS: Qytetarët s’mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur

Kryeministri Edi Rama ka thirrur pasditen e kësaj të mërkure, ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Takimi vjen një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak. “Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës dhe po ashtu pa një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia në lidhje me detyrën, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm por të detyrueshëm për fatin e kryeqytetit të Shqipërisë. Këshilli bashkiak, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja dhe rindëzjes me orë të plota të makinerisë së Bashkisë Tiranë. Janë thënë dhe llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata të cilëve iu ka rënë Diella në kokë, as me ata të...