Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mjekët në Gaza ngrenë alarmin: Po operojmë pa anestezi, çdo ditë vijnë me qindra viktima
Mjekët në një prej spitaleve të fundit ende funksionalë të Gazës thonë se janë të tejmbushur me viktima të sulmeve izraelite dhe se duhet ti kryejnë operacionet në kushte shumë te tmerrshme, me shumë pak, ose pa anestezi fare. Një mjek australian, vullnetar te spitali I al shifes tha se çdo ditë kishin fluks masiv viktimash, ndërsa një tjetër përshkruan se si një bebe Ishte shpëtuar nga trupi i një gruaje të vrarë shtatzënë, shkruan A2 CNN. Forcat izraelite janë tani 500 metra larg spitalit teksa zgjerojnë ofensivën tokësore për të pushtuar qytetin e gazës. Dëshmitaret thonë se tanket po avancojnë në qendër të qytetit nga jugu dhe jugperëndimi. Sulmet ajrore izraelite dhe ato me artileri, vijojnë të detyrojnë në shpërnguljen e dhjetëra mijëra palestinezëve...