Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kufizohen kreditë për banesat, BSH: Pritet të ngadalësohet rritja e çmimeve, 12 muaj për të shitur një pronë
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e stabilitetit financiar për periudhën janar–qershor, i cili vlerëson ecurinë e ekonomisë shqiptare. Raporti evidenton një situatë pozitive si në sektorin financiar, ashtu edhe në tregun e punës. “Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 kemi pasur një rritje të mirë ekonomike, rreth nivelit 3,4 për qind, e cila është mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme. Politika fiskale ka qenë konsoliduese. Presionet inflacioniste kanë qenë në përgjithësi të përmbajtura,” thotë Klodion Shehu, drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar. Ai thekson se Banka po e monitoron nga afër tregun e pasurive të paluajtshme, ku është vërejtur një rritje e shpejtë e çmimeve. “Kemi rritje të shpejtë të çmimeve. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë në maj të këtij viti mori disa...