Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sekuestrohet “Ferrari” me vlerë 600 mijë euro, dyshohet i përfituar nga trafikimi i drogës
Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi. Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar.Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast. Në vijim të hetimeve, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin “Red”. Në kuadër të operacionit, u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri”, automjeti tip “Ferrari”, me drejtues shtetasin E. V., 30 vjeç, i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike, pasi nga hetimet dyshohet se automjeti është përfituar nga kjo...