Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Rasti i artë i humbur nga Armando Broja, sulmuesi shqiptar vazhdon me thatësirën e golave
Armando Broja ka luajtur nga minuta e parë në takimin e djeshëm të Burnley kundër Cardiff. Burnley humbi në shifrat 1-2 ndaj Cardiff, në ndeshjen e vlefshme për EFL Cup. Ndërkohë paraqitja e sulmuesit shqiptar nuk ishte ajo që pritej. Në pjesën e parë, Broja kishte një rast të pastër të cilin e humbi, teksa i vetëm para portierit nuk arriti dot që të dërgojë topin në rrjetë. Broja zgjodhi që të godiste me të majtën, në një moment që goditja me këmbën e djathtë do të kishte dërguar topin në rrjetë. /Sport Ekspres/