Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia ndalon dhe sekuestron Ferrarin 600 mijë euro në Tiranë
Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 16:56 Një automjet luksoz Ferrari është sekuestruar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Turqi. Mjeti me vlerë 600 mijë euro u ndalua në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë dhe u sekuestrua. Sipas policisë, shoferi 30-vjeçar Eri Vraja ka qenë i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia sqaron se 30-vjeçari Vraja ia kishte lënë në pronësi makinën 36-vjeçarit S.Ll. për të humbur gjurmët. Ndërkohë që Ferrari ishte sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari A.L. Të dy këta persona, të njohur të Eri Vrajës, janë gjithashtu nën hetim në gjendje të lirë, së bashku me 30-vjeçarin, posedues faktik i automjetit. Njoftimi i Policisë Tiranë: Sekuestrohet 1...