Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Krim i organizuar dhe trafik droge me SkyECC, arrestohen 7 persona në Kosove
Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar shtatë persona gjatë një operacioni të zhvilluar më 24 shtator në rajonin e Prishtinës dhe Pejës. Policia dhe Prokuroria Speciale e Kosovës thanë se të arrestuarit dyshohen për përfshirje në vepra të ndryshme penale sikurse pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe pastrim të parave. Operacioni, i koduar “Qielli i Thyer” u realizua në 25 lokacione të ndryshme. “Të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar SkyECC për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale”, u tha në njoftim. Gjatë këtij operacioni, autoritetet thanë se sekuestruan sasi të konsiderueshme të provave materiale, përfshirë edhe afër 700 gramë drogë, të dyshuar kokainë, para të gatshme në...