Nga trafiku i drogës tek tentativa për vrasje e dy vëllezërve, arrestohet Edi Hoxha në Fier

Nga trafiku i drogës tek tentativa për vrasje e dy vëllezërve, arrestohet Edi Hoxha në Fier

Edi Hoxha alias Edison Hoxha i cili u arrestua sot në Fier, nën dyshimet se është kreu i një grupi kriminal që trafikonte drogë në vendin tonë, Itali dhe Zvicër gjatë viteve 2020 dhe 2021, nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në 9 gusht të këtij viti, ai plagosi me thikë 2 vëllezër gjatë një sherri. 40-vjeçari u akuzua për veprën penale  “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e...