Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pjeshkë nga Greqia me pesticide, AKU: Bizneset të kthejnë produktin nëse e kanë gjendje
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se Greqia ka importuar pjeshkë në vendin tonë, të cilat përmbajnë pesticidin Phosmet mbi normë. Përmes një njoftimi, AKU-ja bën thirrje që të gjitha bizneset të cilat kanë ende gjendje nga ky frut, të bëjnë kthimin e tij. Sakaq, operatori i biznesit ushqimor, ka njoftuar të gjitha pikat ku ka bërë shpërndarjen e frutit. Njoftim i AKU Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT: Kategoria e produktit: fruta – perime Emri i produktit: pjeshkë Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka...