Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
IKMT aksion pranë Aeroportit “Nënë Tereza”, hiqen 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje
Aksioni për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje ka vijuar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në zonën e Aeroportit të Rinasit. Deri më tani IKMT thotë në një njoftim zyrftar se ka prishur dhe çmontuar 155 objekte shërbimi të ndërtuara pa leje. Aksion do të vijojë në këtë zonë deri në heqjen e të gjitha ndërtimeve pa leje dhe në shkelje të ligjit.