Gianni Rodari: A mund të jesh i lumtur gjatë gjithë jetës?

Gianni Rodari: A mund të jesh i lumtur gjatë gjithë jetës?

Nga Gianni Rodari Do të doja të dija ku qëndron thelbi i lumturisë dhe nëse mund të jesh i lumtur gjatë gjithë jetës. Për t’u siguruar që nuk gabohem në përgjigje, kërkova në një fjalor të madh fjalën “lumturi” dhe zbulova se do të thotë “të jesh plotësisht i kënaqur, përgjithmonë ose për një kohë të gjatë”. Por si mund të jesh “plotësisht i kënaqur”, me gjithë të këqijat që ndodhin në botë dhe me tërë gabimet që bëjmë edhe ne, çdo ditë të vitit?  E mbylla fjalorin dhe e vendosa në bibliotekë, me shumë respekt sepse është një libër i vjetër dhe i kushtueshëm, por shumë i vendosur për të mos i dhënë të drejtë. Lumturia duhet të jetë doemos diçka tjetër, diçka që...