“Fingerprint”/ Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim, trafikim droge në Shqipëri…

“Fingerprint”/ Pjesë e organizatës kriminale, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim, trafikim droge në Shqipëri…

Policia e Shtetit ka finalizuar në Shqipëri një fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “Fingerprint”, zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Qarkut Antimafia “Compagnia Carabinieri” në Borgo San Lorenzo, Firence, dhe Zyrën e Sigurisë pranë Ambasadës së Italisë në Tiranë. Operacioni, i shtrirë në të dyja shtetet, kishte si objektiv kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë italiane të pjesëtarëve të një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe kanabisit gjatë periudhës 2020–2021, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 41-vjeçarit Edi Hoxha alias Edison Hoxha në Fier, i cili akuzohet si koordinator i veprimtarisë kriminale të organizatës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Gjykata e Firences kishte lëshuar 12 urdhra arresti, prej të cilëve...